Policia jep detaje për aksidentin fatal të ndodhur në Drenas

Një 19-vjeçar nga Drenasi ka vdekur mbrëmë si pasojë e një aksidenti të rëndë në Çikatovë të Drenasit.

Viktima është Andrit Gjeli, i cili nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve të marra si pasojë e aksidentit.

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim në lidhje me aksidentin.

“Të mërkurën, rreth orës 20:00 është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile në Drenas. Si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa drejtuesi i veturës tjetër mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aksidenti është duke u hetuar nga Njësiti përkatës i Policisë së Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë