Gjest i madh/ Hera e shtatë që po ndihmon familjet që kanë persona me aftësi të kufizuara në Drenas

Bashkatdhetari ynë, Ben Binakaj nga Sydney i Australisë, për herë të shtatë ka ndihmuar 10 familje që kanë persona me aftësi të kufizuara në Komunën e Drenasit.
HANDIKOS ka falënderuar z.Binakaj për këtë ndihmë të madhe dhe të vazhdueshme.
Postimi i HANDIKOS:
Nuk ka të ndalur përkrahja e personave në nevojë me pako ushqimore…..
Gjatë ditës së sotme në këto kohë të ftohta dimëri, HANDIKOS në Drenas përkrahu edhe 10 familje me Pako ushqimore,në nevojë, donacion nga bashkatdhetari ynë Ben Binakaj nga Sydney i Australisë.
ZOTI e shpërbleftë Ben Binakaj që për herën e shtatë po përkrahë personat në nevojë, me gjëndje të rëndë sociale dhe ekonimike.