Komuna e Drenasit dhe Fondacioni StrayCoco nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për trajtimin e qenve endacakë

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Gjoshi-Krapi, pritën në takim përfaqësuesit e Fondacionit StrayCoco ku edhe nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për trajtimin e qenve endacakë.
Qëllimi i lidhjes së kësaj marrëveshje është realizimi i projektit për trajtimin human të qenve endacakë në territorin e Komunës së Drenasit e që për impakt do të ketë zvogëlimin e numrit të tyre, me qëllim të evitimit të rreziqeve të shëndetit dhe jetës së qytetarëve.
Në kuadër të kësaj marrëveshje, të gjithë qytetarët mund të bashkëpunojnë me Fondacionin StrayCoco, përkatësisht përmes veterinarit në Drenas, Shaban Mehmeti për t’i trajtuar qentë endacakë.
Ndaj ftohen të gjithë qytetarët që të lajmërojnë e bashkëpunojnë me veterinarin e Drenasit, DVM Shaban Mehmeti për trajtimin e qenve endacakë në numrin e telefonit +383 45 578 239 ose në e-mail adresën info@straycoco.com si dhe me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë.