BIK mbledh mbi 123 mijë euro për Mitrovicën dhe Skenderajn

Bashkësia Islame e Kosovës, ka grumbulluar 123 mijë e 161 euro e 38 centë, për komunat Mitrovicë dhe Skenderaj, që u prekën nga vërshimet si pasojë e reshjeve të mëdha që ranë para disa javësh në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton opinionin e gjerë, se në aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj, i organizuar nga kjo Kryesi, më 27 janar 2023, janë tubuar 123,161.38 euro”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Shkrimi i plotë:

NJOFTIM

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton opinionin e gjerë, se në aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj, i organizuar nga kjo Kryesi, më 27 janar 2023, janë tubuar 123,161.38 euro.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, falënderon të gjithë ata që kontribuuan në këtë aksion, duke e lutur Zotin Fuqiplotë që t’i shpërblejë me të mirat e kësaj dhe të botës tjetër!

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë