Anulohet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal

Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal e cila ka qenë e caktuar dhe paralajmëruar për sot (06.02.2023), në mungesë të kuorumit është anuluar.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të caktuar për sot pritej të shqyrtohej pika e vetme e Rendit të Ditës: Falja e tatimit në pronë në vlerën deri në 100 euro, për të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Drenasit për vitin 2023.