Për herë të gjashtë po ndihmon familjet që kanë persona me aftësi të kufizuara në Drenas, por kush është humanisti Binakaj

Për herë të gjashtë, Ben Binakaj nga Sydney i Australisë po i përkrah me pako ushqimore familjet nga Drenasi që kanë persona me aftësi të kufizuara, transmeton DrenicaOnline.
Ndihmat po iu shpërndahen kryesisht atyre familjeve që janë në gjendje të rëndë sociale-ekonomike.
Për donacionet e shpeshta të humanistit Ben Binakaj ka njoftuar faqja e Handikos-it në Drenas:
Po vazhdon përkrahja me Pako ushqimore…..
Gjatë ditës së djeshme dhe sot HANDIKOS përkrahu edhe 10 familje me Pako ushqimore, të cilët kanë Persona me Aftësi të Kufizuara, donacion nga bashkatdhetari ynë z.Ben Binakaj nga Sydney i Australisë.
ZOTI e shpërbleftë Z.Ben Binakaj që për herën e gjashtë po përkrahë personat me aftësi të kufizuar, me gjendje të rënd sociale ekonomike.