Ja kush do ta zë vendin e Agnesë Kastrati- Bucolli në Kuvendin Komunal të Drenasit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka emëruar dje Agnesë Kastrati- Bucolli, drejtoreshë të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik.
Ajo deri tani ka qenë asambliste e Partisë Demokratike në Kuvendin Komunal të Drenasit.
DrenicaOnline ka mësuar se vendin e Agnesës tani do ta zë Manushaqe Mulaku, e cila kishte garuar në zgjedhjet lokale në listën e PDK-së.
Mulaku në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2021 kishte marrë 179 vota dhe e njëjta ishte në listën e pritjes.
Mbetet të shihet se kur ajo do të betohet dhe të marr detyrën zyrtarisht./DrenicaOnline/