Përkujtohen dëshmorët të rënë në vitin 1990, Enver e Shani Morina dhe Sahit Shala

Më rastin e shënimit të 33 vjetorit të rënies së tre dëshmorëve, Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala, të rënë në demonstratat e vitit 1990, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtor, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta në vendin e rënies së tyre, ku janë edhe pllakat përkujtimore, tek vendi i quajtur “të rampa” në Drenas.

Pas homazheve në Drenas, kryetari Lladrovci ka bërë homazhe edhe të varret e të dëshmorëve, në Krajkovë të varri i Sahit Shalës dhe në Çikatovë të Vjetër, të varri i Enver Morina dhe Shani Morina, ku edhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta.

Me 31 Janar të vitit 1900 tek vendi i ashtuquajtur “të rampa”, në demonstratat e organizuara nga shumë qytetarë të komunës së Drenasit, forcat serbe vranë, Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shalën, ndërsa plagosën 27 protestues të tjerë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë