Diellza nga Drenasi ndër pesë më të votuarat në Konventen e Rinisë Demokratike

Diellza Berisha nga Drenasi ka arritur që me sukses të hyjë në top pesë më të votuarit në Konventën e Rinisë Demokratike të Kosovës, duke mbledhur gjithsej 208 vota.

Platforma e saj mori besimin dhe përkrahjen e shumicës së antarëve të Konventës për Këshillin Drejtues të RDK-së

Berisha u zgjodh e pesta më e votuara në nivel të Kosovës për Këshillin Drejtues të Rinisë Demokratike të Kosovës, sukses ky i jashtëzakonshëm për depërtimin e saj dhe platformës së saj, në karrierën e nisur politike, shkruan Drenica Online.

Diellza aktualisht është e punësuar në stafin e Kryetarit të Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë