Behgjet Pacolli merr inicativë për t’i ndihmuar drenicasit që e pësuan nga vërshimet

Kjo eshte nje leter qe Behgjet Pacolli ia ka derguar Berat Buzhales, rreth organizimit per t’i ndihmuar me aq sa kemi mundesi familjet qe u demtuan nga permbytjet.
Buzhala thote se i beson Bacit dhe Fondacionit te tij. Ai thote se ne kete adrese do ta deponoj kontributin e tij. Te gjithe ju qe me keni kerku keshille se ku mundeni me ndihmu, qe ketu e keni adresen e duhur.
Letra e Pacollit:
I Dashuri Berat
Une jam ne Afrike por shpejt kthehem ne Kosove. Ngjarja qe ndodhi me vershimet na ka shqetesu shume. Jam i bindur qe edhe ti mendon ashtu si une. (Vijon poshtë reklamave)
Ne nuk mundemi me qendru larg perjetimeve te atyre njerezve qe kane pesu.
Fondacioni im ka fillu nje iniciative per grumbullimin e mjeteve nga njerezit e vullnetit te mire, qe sadoqofte tu ndihmojme ketyre njerezve te prekur nga vershimet.
Në fondacion une kam derdhur nje shume te konsiderueshme dhe tu kisha lut edhe ty qe (nese mundesh) me kontribu sado qe ti e konsideron te arsyeshme ne kete iniciative qe tu ndihmojme ketyre njerezve.
Kete lutje ju kam drejtu edhe shume miqve tane te perbashket dhe jam i bindur qe do te kete pergjigje pozitive.
Ne momentin e grumbullimit te ketyre fondeve(Nje komision i formuar ne perberje edhe te nje perfaqesuesi tend) do te na informon ne detaje per shumat dhe ne baze te sotuates do te vendosim se si dhe ku do ti shperndajme.
Prane kesaj iniciative do te jemi te gjithe pjesmarres te barabart pa marre parasysh shumen e kontributit. Po me vjen shume keq qe po kerkoj por besoj se nje kontribut sadoqofte ai, ua lehteson njerezve te prekur rikompensimin e demeve.
Fondacioni “Behgjet Pacolli” është aktivizuar menjëherë dhe ka vu në dispozicion llogarinë e posaçme bankare me numrin:
XK051401000000912949
Swift: EKOMXKPR XXX
me emërtimin: “Vërshimet e Janarit 23″
Behgjeti
ps,
te lutem shperndaje kete kerkese timen tek njerzit qe ti beson se edhe ata mendojne se eshte e drejte te ndihmohet