Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, punësohet në Ujësjellësin Rajonal të Prishtinës

Ismet Dibrani, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, është punësuar në Ujësjellësin Rajonal të Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dibrani përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai gjatë fushatës e ka mbështetur publikisht Lëvizjen Vetëvendosje në Drenas, fakt ky që dëshmohet edhe përmes postimeve të tij në Facebook.

Madje ka bërë thirrje që të votohet kjo parti, si dhe disa nga miqtë e tij, shkruan Gazeta Insajderi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë