Vërshimet në Skenderaj, kryetari Nura del në terren: U humb pasuria e krijuar me mund, do të ngrihemi sërish

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka dalë në terren pas vërshimeve të djeshme ku pati dëme të dukshme materiale, shkruan Veriu info
Nura ka thënë se do ngrihemi sërish.
Postimi i plotë:
Vetëm një pjesë e shfaqur nga rrënimi po thuajse i tërësishëm i gjithçkaje që u gjend përballë ujit të rrëmbyeshëm, që megjithëse pa pasoja në njerëz, shkatërroi shtëpitë e banimit, mbyti kafshët, shkuan të mbjellat e sivjetme, u humb pasuria e krijuar me shumë mund, për të na gjunjëzuar gati për toke!
Do të ngrihemi sërish!
Skenderaj ynë 💔!