“Leksikoni i shkrimtarëve të Drenicës”, një libër me vlerë
Fjala e autorit të librit.
Historikisht regjioni i Drenicës njihet si trevë krye-ngritëse kundër pushtuesve, ndër shekuj. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes së saj. Drenica veçohet edhe për mikpritjen, bujarinë dhe mençurinë. Kjo e fundit më ka grishur kurreshtjen dhe shpeshherë më kanë ardhur vërdallë mendimet e urtakëve (pleqnarëve) të njohur të Drenicës si: Xhemajl Abria, Dervish Goxhuli, Tahir Beri-sha, Mujë Loshi, etj. I mahnitur nga filozofia e tyre popullore, më vonë jam interesuar edhe për krijuesit letrar të kësaj treve. Në fillim nisa t’i numëroja në gishtërinjë pesë, dhjetë, njëzetë e tutje, duke arritur pastaj numrin treshifrorë. Mbase, këtu zuri fill edhe ideja për hartimin e një Leksikoni të shkrimtarëve të Drenicës. Kisha pak hezitim në fillim, ngase ndieja një përgjegjësi, por ishte profesori im, Sinan Gashi, i cili ma sforcoj këtë ide, duke më thënë: BËJE! Madje, këtë ma përseriti më shumë se njëherë. Dhe fillova, i vetëdishëm për vështirësitë në grumbullimin e të dhënave, por falë miqëve e dashamirëve të artit letrar, kjo punë u finalizua me sukses. Kisha dilema në ndërtimin e strukturës së librit, andaj edhe këtu kërkova mendimet dhe sugjerimet e miqëve. Dëshiroja të bëja një Leksikon, që askujt të mos i hyja në hak, ndaj u përcak-tova me një skemë të njëjtë, ku do të përfshiheshin të dhënat e shkurtëra biografike dhe bibliografike, si: data e lindjes,vendi i lindjes së autorit, arsimimi dhe titujt e veprave të botuara, të shoqëruara me një fotografi. Këtëmënyrëtë përpilimit të këtij Leksikoni, ua përcolla përmes një formulari në rrugë elektronike, pothuajse shumicës së këtyre krijuesve, ndërsa për ata që nuk janë më në jetë, shfrytëzova burime të tjera si: fondin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, shtypin e kohës dhe familjarët e tyre.
Mendova se këto të dhëna bibliografike janë të mjaftueshme për akëcilin krijues, që do të prezantohet në këtë projekt. Si kriter të përfshirjes në Leksikon, u përcaktova, që çdo autor të ketë të botuar të paktën një libër nga fusha e letërsisë. Me këtë nuk pretendoj se akëcili që është përfshirë në këtë libër ka statusin e shkrimtarit të mirfilltë. Kjo është çështje e vlerësimit të kritikës, ndaj le t’i mbetët kohës të vërtetoj se në cilin nivel, apo shkallë të zhvillimit do të ngriten. Po e them këtë nga fakti se, ka patur krijues që e kanë nisur mirë krijimtarinë letrare, e pastaj janë ndalur në gjysmë të rrugës; të tjerë që kanë mbetur në “status quo”, duke mos e ngritur nivelin artistik.
Dihet se arti i mirfilltë është një maraton, një punë e lodhshme, si punë Sizifi, që synohet maja, patjetër. Pa pretenduar se me këtë Leksikon kam përmbushur në tërësi qëllimet e mia në realizimin e këtij projekti, jam i lumtur që sot po ju ofrohet lexuesve, të cilët kanë të drejtën e tyre të japin vërejtjetdhe sugjerimet eventuale, të cilat do t’i tumirë me kënaqësi.
Në Leksikonin e Shkrimtarëve të Drenicësjanë përfshirë 137 krijues, ndonëse numri i atyre që merren me krijimtari letrare është më i madh, por kriteri i botimit të paktën të një libri nga autorët, ka bërë që disa emra të mënjanohen nga ky leksikon. Ka edhe të tillë që dorë-shkrimet e tyre nuk kanë mundur t’i ruajnë, apo u janë zhdukur, siç është rasti i Arif Shalës, (Hoxhë Avdisë) që njihet njëringa lëruesit e parë të poezisë në trevën e Drenicës.
Sidoqoftë, unë po hap hullinë e parë, për t’i lënë mundësinë gjeneratave të reja të studiuesve të letërsisë, që
ta plotësojnë dhe pasurojnë këtë Leksikon me emra e vlera të reja.
Së fundi, ndiej obligim moral të falënderoj miqtë e mi të shumtë, që asnjëherë nuk hezituan të më dalin në ndihmë me mendimet dhe sugjerimet e tyre, kur kisha ndonjë dilemë gjatë punës, në hartimin e këtij Leksikoni.