Sonte pritet të ‘dridhet’ sheshi i Drenasit, kjo këngëtare e pelqyer ngjitet në skenë

Sonte në sheshin e Drenasit (18 gusht, ora 20:30) do të përformoi njëra ndër këngëtaret më të pelqyera nga rinia, Melinda Ademi.

Ajo do të këndoi në kuadër të ‘Muajit të Mërgates’ i cili është drejt fundit për këtë vit.

Melinda pritet të dal në skenë rreth orës 20 e 30 minuta, shkruan DrenicaOnline.

Moti me shi ia kishte pamundësuar këngëtares së njohur Melinda Ademi, përformancen në Drenas, javën e kaluar.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë