Mbahet në Drenas eventi “Miss Kosova 2022″/ Shikojeni kush u zgjodh Miss Drenasi e kush Miss Prishtina (Foto)

Mbrëmë në Drenas është mbajtur eventi ‘Miss Kosova 2022’ në një organizim gjigant e të jashtëzakonshëm nga B’Fashion Group.

Eventi u organizua në një ambient të hapur në praninë e një publiku të madh me mbi 5 000 njerëz, shkruan DrenicaOnline.

Në këtë event u ndanë disa çmime ndër kryesoret Miss Kosova të cilin e rrëmbeu prishtinasja Xhylije Llumnica.

Miss Drenasi u zgjodh bukuroshja Lejla Kryeziu, Miss Prishtina, Ronita Mehani, Best model of Kosova, Besa Bytyqi, Miss Diaspora Florianeta Kurrumeli, Miss shoqëruesja e parë e Miss Kosovës, pejanja Melisa Demhasaj dhe Miss Balkan, Dhurata Korpuzi./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë