LAJM I MIRË: Grumbullohen mjetet për shërimin e Priam Rrukiqit nga Vërboci

Një lajm i mirë sot na vije nga familja e Priam Rrukiqit, djaloshit të vogël i cili ka lindur me disa komplikime në zemër dhe për shërimin e tij, duhej një shumë e lartë e parave.
Familjarët e Priamit e kanë konfirmuar se shuma e kërkuar për Priamin, tashmë grumbulluar:
Ju njoftojmë se shumë financiare e kërkuar per sherimin e Priam Rrukiqit eshte grumbulluar me sukses.
Kontributi i secilit prej jush i çfarë do forme ka qene mbeshtjetej shume e madhe per familjen tonë.
Falemnderit të gjithëve ua kthefshim në të mira!