Lladrovci uron 14 vjetorin e Pavarësisë: Kosova është drita e syve tanë!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar qytetarët me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke e quajtur përvjetor të shënuar për kombin.

Ai ka theksuar se ndonëse është larg Kosovës, “mendja dhe zemra ime, është pranë vendeve ku prehen heronjtë, dëshmorët dhe martirët tonë. Me shpirt jam pranë familjeve që dëshmuan se liria është më e çmuar se jeta, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së dhe të gjithë qytetarëve të cilët kontribuan për çlirimin e Kosovës”, shkruar ai në rrjetin social.

“Por kam trishtim që në mesin e qytetarëve në këtë festë nuk janë ata që kontribuan me tërë energjitë e veta për çlirim dhe shtetndërtim, shokët e mi që nuk janë të lirë në atdhe, Hashimi, Kadriu dhe të tjerët”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovci:

Këtë përvjetor të shënuar për kombin, gjendem disa mija kilometra larg Kosovës së dashur, por mendja dhe zemra ime, është pranë vendeve ku prehen heronjtë, dëshmorët dhe martirët tonë.
Me shpirt jam pranë familjeve që dëshmuan se liria është më e çmuar se jeta, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së dhe të gjithë qytetarëve të cilët kontribuan për çlirimin e Kosovës.
Por kam trishtim që në mesin e qytetarëve në këtë festë nuk janë ata që kontribuan me tërë energjitë e veta për çlirim dhe shtetndërtim, shokët e mi që nuk janë të lirë në atdhe, Hashimi, Kadriu dhe të tjerët.
Gëzuar 14 vjetori i Pavarësisë së Kosovës!
Kosova është drita e syve tanë, shtylla e kombit, burim i mirësive të pakufishme, urime, urime!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë