Lladrovci në Belgjikë viziton kompaninë e bashkëfshatarëve, ndjehet krenar me suksesin e tyre

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar kompaninë “Drenica Bouw”, pronë e Fatlum dhe Rexhep Lluganit, nga Gllanasella, kompani e suksesshme në lëmin e ndërtimtarisë, me ç’rast ka theksuar se ndjehet krenar me suksesin e tyre.

Pas vizitës, Ramiz Lladrovci ka shkruar si vijon: Kompania “Drenica Bouw” e vëllezërve Llugani, është shembull i ndërmarrësisë së të rinjve tanë, e punës së ndershme dhe me përgjegjësi. Në Belgjikë, konkurrenca është shumë e madhe dhe vetëm më të mirët dhe më cilësorët, arrijnë suksese. Me meritë e kanë arritur suksesin edhe bashkëfshatarët e mi.

Postimi i plotë:

Me pa emrin e kompanisë “Drenica” në trojet etnike, nuk është befasi, por në Belgjikë, është krenari. Aq më shumë u gëzova që kompania “Drenica Bouw”, është pronë e Fatlumit dhe vëllait të tij Rexhep Lluganit nga Gllanasella.

Bashkëfshatarët e mi, kishin arritje të mëdha në biznes, duke pasur mbi 30 punëtorë dhe teknikë të konsiderueshme për kryerjen e punëve në ndërtimtari.

Shumë u gëzova dhe përgëzova për suksesin e bashkëfshatarve të mi Fatlumit, Rexhepit dhe bashkëpunëtorëve të tyre, me ç’rast i inkurajova të vazhdojnë me punë të mirë si shembull për të rinjtë tanë kudo ndodhen se me përkushtim arrihet çdo sukses.

Kompania “Drenica Bouw” e vëllezërve Llugani, është shembull i ndërmarrësisë së të rinjve tanë, e punës së ndershme dhe me përgjegjësi. Në Belgjikë, konkurrenca është shumë e madhe dhe vetëm më të mirët dhe më cilësorët, arrijnë suksese. Me meritë e kanë arritur suksesin edhe bashkëfshatarët e mi.

Ju lumtë Fatlum e Rexhep Llugani!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë