Ardian Kastrati kritikon pushtetin për mos votimin e rezolutës kundër shtrenjtimit të rrymës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosjen dhe Listën Vjosa për mos votim të rezolutës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se ata që morën para nga shteti për të udhëtuar nga Prishtina në Kuvend, në emër të udhëtimit, sot ikën nga Kuvendi për mos ta votuar një rezolutë me interes publik.
“Të njëjtit që vodhën naftën e shtetit sot ikën nga Kuvendi për mos ta votuar rezolutën KUNDËR shtrenjtimit të rrymës. Në njërën anë vjedhin naftë, në tjetrën anë i shtrenjtojnë rrymën qytetarit.
Kështu punohet për interesin e qytetarëve që i votuan”.
Postimi i plotë: