Të gjitha vendimet të cilat u moren sot në Kuvendin e Komunës së Drenasit

Të mërkurën është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 17 pika për rend dite, ndërsa me propozimin e kryesuesit të Kuvendit të Komunës, pika e 16 ka kaluar në pikën të ndryshme.

Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit.

Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar e miratuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës;

1. Betimi i antarës znj. Blerina Gashi antare e Kuvendit Komunal në Drenas nga subjekti politik “Partia Demokratike e Kosovës” (PDK), duke e zevëndësuar antarën e Kuvendit Komunal znj.Egzona Jetullahut.
2. Procesverbali i mbledhjes së Kuvendit Komunal Drenas të dt. 23.12.2021, ka kaluar me ndryshime
3. Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizua për vitin 2021, janë bërë pyetje nga ana e legjislativit dhe kanë marr përgjigje nga ekzekutivi dhe kryesuesja e kësaj trupe të Komitetit.
4. Plani vjetor i punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022, ka kaluar me shumicë votash pas diskutimeve nga ana e të pranishmëve.
5. Plani i vjetor i punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2022, është diskutuar nga ana e anëtarëve të Kuvendit dhe kanë shtruar pyetje në drejtim të ekzekutivit ku edhe kanë marr përgjigje.
6. Propozim Vendim për shfuqizimin e vendimit Nr. 12-400/01-65504,të dt. 23.12.2021, ka kaluar me shumicë votash.
7. Propozim Vendim për financimin e projektit Start-Up nga kategoria e subvencioneve: kanë kaluar me shumica votash të gjitha propozim vendimet për financimin e projekteve si me poshtë;
a. Propozim Vendim për financimin e projektit Start-Up nga kategoria e subvencioneve Kaltrina Dvorani.
b. Propozim Vendim për financimin e projektit Start-Up nga kategoria e subvencioneve Fitore Bytyqi.
c. Propozim Vendim për financimin e projektit Start-Up nga kategoria e subvencioneve Besarta Elshani.
ç. Propozim Vendim për financimin e projektit Start-Up nga kategoria e subvencioneve Erleta Gjoshi.
d. Propozim Vendim për financimin e projektit Start-Up nga kategoria e subvencioneve Medina Hoxha-Hyseni.
dh. Propozim Vendim për financimin e projektit Start-Up nga kategoria e subvencioneve Qendresa Bajraktari.
e. Propozim Vendim për financimin e projektit Start-Up nga kategoria e subvencioneve Mejreme Morina.
ë. Propozim Vendim për financimin e projektit Start-Up nga kategoria e subvencioneve Rajmonda Hasi.
f. Propozim Vendim për financimin e projektit Start-Up nga kategoria e subvencioneve Hamide Gashi.
g. Propozim Vendim për financimin e projektit Start-Up nga kategoria e subvencioneve Mihane Hyseni.

8. Propozim Vendim për formimin e komisionit për plotësim të ndryshimin e statutit Nr.12.-060/05-14928, të datës 30.04.2020,të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve’ ’në Drenas. Përbërja e anëtarëve të këtij komisioni është votuar me shumicë votash ne këtë përbërje; Valmir Bajraktari nga ekzekutivi dhe nga legjislativi Gani Krasniqi dhe Mehedin Salihu.

9. Propozim Vendim për formimin e Komisionit Vlerësues për zbatimin e procedurave të dhënies në Shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës. Përbërja e anëtarëve të këtij komisioni është votuar nga legjislativi ne këtë përbërje; Flutura Avdiu dhe Enver Hoxha nga ekzekutivi, Qendrim Mulaj dhe Filloreta Bujupi nga legjislativi dhe Arben Kuliqi nga shoqëria civile.

10. Raporti Financiar i zhvillimit të Buxhetit Janar –Dhjetor 2021, është paraqitur nga drejtori i Financave Shyqiri Bublaku dhe është diskutuar nga ana e anëtarëve të Kuvendit.

11. Lista e rreziqeve Komunale për vitin 2022, është diskutuar.

12. Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për Arsim Kulturë Rini dhe Sport, për vitin 2021, janë bërë pyetje nga ana e legjislativit dhe kanë marr përgjigje nga ekzekutivi dhe kryesuesi e kësaj trupe të Komitetit.

13. Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për Zhvillim Ekonomik Mbrojtje të Ambientit Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për vitin 2021, janë bërë pyetje nga ana e legjislativit dhe kanë marr përgjigje nga ekzekutivi dhe kryesuesi e kësaj trupe të Komiteti.

14. Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për Komiteti për Barazi Gjinore për vitin 2021, janë bërë pyetje nga ana e legjislativit dhe kanë marr përgjigje nga ekzekutivi dhe kryesuesi e kësaj trupe të Komitetit.

15. Propozim Vendim për lirimin nga pagesa e peronizimit për kompanit e transportit publik të udhëtarëve me autobus për linjat urbano-periferike dhe nderurbane që shfrytëzoijnë stacionin e autobusëve në Gllogoc për operim, ka kaluar me shumicë votash.

16. Në pikën të ndryshme, janë diskutuar çështje nga ana e anëtarëve të Kuvendit dhe ekzekutivit, sidmos raporti nga psikologu Hazir Elshani i cili ka bërë raportim lidhur me punën për personat me nevoja të veçanta dhe nga ana e anëtarëve të Kuvendit janë parashtruar pyetje dhe nga kryetari Lladrovci dhe psikologu Elshani kanë marr edhe përgjigje.

Me gjerësisht, mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Drenasit të datës 26.01.2022 mund të ndiqni në ueb faqen zyrtare të komunës, rrjetin social të Fecebook-ut dhe në kanalin YouTube në këto linqe; https://www.youtube.com/channel/UC2lxqLTPzkCRWGQWAgNpbUQ kk.rks-gov.net/gllogoc/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë