Certifikohen edhe 22 të rinj të Drenasit nga OJQ “AKTI”
Certifikohen edhe 22 të rinj të Drenasit nga OJQ “AKTI”, ku gjithsejt janë certefikuar 62 të rinj nga Komuna e Drenasit të përbërë nga tri grupe punuese.
Pas trajnimit tre mujor të organizuar nga organizata rinore “AKTI”, 22 të rinj nga Komuna e Drenasit, kanë pranuar certifikata për pjesëmarrje në fuqizimin dhe aftësimin e tyre për tregun e punës me temën “Shkathtësitë bazë jetësore dhe punësueshmëria”.
Implementimi i këtij projekti, ka ardhur falë nënshkrimit të mirëkuptimit mes kryetarit Lladrovci dhe drejtorit Gojnovci, për realizimin e projektit “përfshirja sociale dhe fuqizimi ekonomik i të rinjve dhe familjeve, përmes masave për krijimin e të ardhurave”.
Projekti është duke u implementuar me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, ndërsa financohet nga The German Federal Ministry for Economik Coopertion and Development (BMZ) dhe Hermann-Gmeiner Fund Germany (HGFD).
Qëllimi i këtij projekti është që të kontribuojë drejtë përmirësimit të perspektivave të punësimit, mirëqenies sociale dhe ekonomike të të rinjve dhe familjeve në Komunën e Drenasit përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës.



