Lladrovci përgëzon ambasadorin Berishaj duke vlerësuar kontributin e tij atdhetar
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar ambasadorin e ri të Kosovës në Kroaci, prof. dr. Martin Bershajn, duke shkruar “dua t’ju përgëzoj nga zemra, duke qenë fort i sigurt se do ta prezantoni në mënyrën më të shkëlqyer interesin e Republikës së Kosovës dhe kombit tonë të vuajtur”.
Lladrovci për ambasadorin Berishaj ka shkruar po ashtu si vijon: Ju miku im, jeni njohës i jashtëzakonshëm i miqësisë dhe kontributit të shqiptarëve për shtetin mik Kroacinë, asht siç i keni njohur ushtarët e oficerët në mbrojtje të Kroacisë, ashtu siç i njihni 86 heronjtë shqiptarë të rënë për lirinë e Kroacisë dhe qindra tjerë të lënduar.
Postimi i plotë i Lladrovcit në fb:
Shumë i nderuari ambasador Martin Berishaj,
Miku im,
Jam shumë i lumtur me rastin e dorëzimit të kopjeve të kredencialeve nga ana Juaj pranë Protokollit Diplomatik të Republikës së Kroacisë.
Me këtë rast, dua t’ju përgëzoj nga zemra, duke qenë fort i sigurt se do ta prezantoni në mënyrën më të shkëlqyer interesin e Republikës së Kosovës dhe kombit tonë të vuajtur.
Ju miku im, jeni njohës i jashtëzakonshëm i miqësisë dhe kontributit të shqiptarëve për shtetin mik Kroacinë, asht siç i keni njohur ushtarët e oficerët në mbrojtje të Kroacisë, ashtu siç i njihni 86 heronjtë shqiptarë të rënë për lirinë e Kroacisë dhe qindra tjerë të lënduar.
Ju po ashtu e njihni përkrahjen që e kishim nga ky vend mik gjatë luftës tonë çlirimtare. Andaj, kjo ju bën jo vetëm kompetent si diplomat, por edhe si atdhetar që ishit kontribuues i proceseve atdhetare gjatë okupimit të egër dhe hapave tonë për organizim deri në luftën çlirimtare dhe shtetndërtimit.
Urime, përgëzime Ambasador!
Dalshi faqebardhë!

