Flet Kryetari pasi fiton grantin me vlerë 546.646 euro për mjedis të pastër

Lajmin se komuna e Drenasit ka fituar grant për Mjedis të pastër, me vlerë 546.646 euro, e ka publikuar kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka falënderuar qytetarët, zyrtarët dhe kontribuesit për këtë arritje.

Lladrovci ka shkruar se do të vazhdojë me suksese.

Postimi i Ramiz Lladrovcit:

Lajm i mirë për qytetarët e komunës së Drenasit,

546.646 euro është Granti i performancës komunale – Mjedis i pastër, të cilin sot, zyrtarisht e fitoi komuna e Drenasit.

Falënderoj qytetarët, zyrtarët dhe të gjithë ata që i kontribuan arritjes së 73 pikëve dhe grantit, të financuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Bashkimit Evropian, German Cooperation dhe GIZ-i gjerman.

Vazhdojmë me suksese!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë