Airina, agjensioni i parë turistik në Kosovë që pranon pagesa me kriptovaluta
Nuk ka shumë kohë që ka hapur filialat e saj, por Rina Imeri me agjensionin e saj Airina.travel, tashmë është zgjedhja e parë për shumë mërgimtarë që po vijnë në Kosovë dhe për shumë nga Kosova që po vizitojnë shtetet e botës.
Airina.travel tashmë ka sjellë në treg një ekskluzivitet si asnjëherë më parë, agjensioni Airina.travel ka njoftuar se pranon pagesa edhe me kriptovaluta në këmbim të shërbimeve që ofron agjensioni.
Kjo është hera e parë që në Kosovë një agjension turistik pranon si pagesa kriptovalutat dhe pikërisht kjo tregon sa i avansuar është ky agjension turistik.
Pronarja, Rina Imeri, është e njohur tashmë për shumë nga lexuesit pasi që ka qenë pjesë aktive e mediave të Kosovës. Përveç suksesit në media, Rina po tregon aftësitë e saj edhe në biznes, duke sjellë risi dhe freski në treg.

