Kryetari Lladrovci priti në takim anëtarin e Trupit Diplomatik Hebre, Florin Zevi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të enjten ka pritur në takim Anëtarin e Trupit Diplomatik Hebre (WJC), njëherësh anëtar i Jewisht National Fund (JNF), Florin Zevi.

Z. Zevi, është edhe koordinator në Kidic, një kompani izraelite për investime dhe zhvillim ekonomik me zyre në Kosovë.

Në këtë takim, kryetari Lladrovci ka falënderuar z. Florin Zevi dhe ka theksuar se Komuna e Drenasit është e gatshme për të bashkëpunuar me realizimin e projekteve që kanë për interes qytetarin e Drenasit. Është diskutuar edhe për mundësinë për prezantimin e ligjëratave për antisemitizmin dhe ndërgjegjësimin për holokaustin në shkollat e Komunës së Drenasit.

Florin Zevi, ka falënderuar kryetarin Lladrovci dhe ka diskutuar edhe për zhvillimin ekonomik të Komunës së Drenasit, duke e uruar kryetarin Lladrovci për mandatin e dytë në krye të Komunës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë