DRENAS/ Voton 90 vjeçari, i lumtur që voton kandidatin ku i fle zemra

Dalja në zgjedhje edhe pse jo në përqindjen e dëshiruar, në Drenas ka nxjerr para kutisë së votimit edhe qytetarin e moshuar, 90 vjeçar.

Një rast i tillë, ka ngjarë në Drenas, me ç’rast, plaku 90 vjeçar Rizah Kukiqi, ka votuar në përcjelljen e nipit.

Ai me këtë rast, theksoi se është i lumtur që po voton për herë të katërt, kandidatin ku i fle zemra.

Ndryshe, votimi në komunën e Drenasit është i qetë dhe pa probleme.

/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë