Abelard Tahiri e Ramiz Lladrovci të pandashëm gjatë gjithë fushatës
Kryetari aktual i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci vazhdimisht gjatë takimeve dhe tubimeve zgjedhore është parë i shoqëruar nga Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Edhe sot, Tahiri po qëndron në Drenas, në mbështetje të kryetarit Lladrovci.
Rikujtojmë se sot është dita e fundit e fushatës së balotazhit ndërsa të dielën qytetarët e Drenasit do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri.

