Përjetësohen emrat e dy dëshmorëve Fehmi e Islam Kastrati në shkollën e Kishnarekës
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2021/11/FB_IMG_1636549091640-750x430.jpg)
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët e fshatit Kishnarekë nga sot do të mbajë emrin e dy dëshmorëve, Fehmi e Islam Kastrati.
Përjetësimi i tyre në këtë shkollë të fshatit Kishnarekë e gëzoi kryetarin e komunës, Ramiz Lladrovci i cili para familjarëve të dëshmorëve dhe të tjerë të pranishëm, theksoi se në këtë mënyrë do të vazhdoj përkushtimin dhe qeverisjen e mirë në arsim e në të gjitha fushat.
“Ndihem shumë i lumtur dhe krenar që sot bashkë me ju, në këtë ceremoni të riemërimit të shkollës, po përjetësojmë përgjithmonë dy dëshmorët e njohur të këtij fshati, Fehmi e Islam Kastrati. Kjo na obligon që çdo ditë të punojmë për të mirën e komunës tonë, që me punë e rezultate në fushën e arsimi t’i nderojmë dëshmorët të cilët dhanë jetën në altarin e lirisë”, është shprehur kryetari Lladrovci ndër të tjerash.
Familja Kastrati shprehu falënderim dhe mirënjohje të thellë kryetarit Lladrovci për riemërimin e shkollës me emrat e dëshmorëve, duke i përjetësuar ata përgjithmonë.