Lladrovci në Krajkovë: Kemi qenë dhe do të jemi fitimtar bashkë me qytetarët
Kryetari i komunës së Drenasit, njëherësh kandidat për mandatin e ardhshëm, Ramiz Lladrovci është takuar me qytetarë në Krajkovë, me të cilët ka diskutuar për projektet dhe të arriturat e qeverisjes gjatë mandatit 4- vjeçar.
“Në Drenas, deri sot edhe sot e tutje, kemi qenë dhe do të jemi fitimtar, bashkë me qytetarët, në rrugën e nderit e përkushtimit për mirëqenien e të gjithë qytetarëve”, ka thënë Lladrovci para qytetarëve.
Shkrimi tij i plotë:
Në Krajkovë, me qytetarët, diskutova për të arriturat tona dhe vazhdimin e qeverisjes së mirë e cila do të konfirmohet më 14 nëntor.
Në Drenas, deri sot edhe sot e tutje, kemi qenë dhe do të jemi fitimtar, bashkë me qytetarët, në rrugën e nderit e përkushtimit për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.
Vazhdojmë me suksese.
Bashkë për Drenasin!
#PDK #177
Ramiz Lladrovci

