Zabeli i Ulët i jep mbështetje të madhe Lladrovcit
Kryetari aktual i Drenasit, njëherësh kandidat për mandatin në vazhdim, Ramiz Lladrovci ka vazhduar takimet me qytetarë në Zabel të Ulët.
Kryetari Lladrovci në këtë takim theksoi se qeverisja e mirë dhe zbatimi i ligjit është pjesë e programit qeverisës edhe për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.
“Puna jonë flet, ne nuk do të ndalemi me qeverisjen e mirë, barazinë para ligjit, gjasat dhe mundësitë e barabarta”, ka thënë Lladrovci.
Shkrimi tij i plotë:
Në Zabel të Ulët, në takim zgjedhor, theksova se qeverisjen e mirë, me transparencë, llogaridhënie dhe ligjshmëri, nuk do ta ndalim. Andaj, 14 nëntori do të jetë fitore e vazhdimit të qeverisjes kampion në Kosovë.
Faleminderit për pritjen dhe diskutimin. Puna jonë flet, ne nuk do të ndalemi me qeverisjen e mirë, barazinë para ligjit, gjasat dhe mundësitë e barabarta. Vazhdojmë!
Bashkë për Drenasin!
#PDK#177
Ramiz Lladrovci


