Lladrovci në Korroticë të Ulët: Fitorja me 14 nëntor do të jetë fitore e qeverisjes së mirë

Kryetari i komunës së Drenasit, njëherësh kandidat për mandatin e ardhshëm qeverisës, Ramiz Lladrovci në dy takime të ndara në Korroticë të Ulët para qytetarëve theksoi se fushata zgjedhore po e rikonfirmon fuqinë e PDK-së në bastionin e saj, themeluesve të kësaj partie dhe qeverisjes më të mirë në nivel vendi.

Ndër të tjerash, Lladrovci ka shkruar se fitorja me 14 nëntor do të jetë “fitore e radhës që do të ketë jehonë, fitore e PDK-së, fitore e qeverisjes së mirë, në komunën kampion të performancës komunale, transparencës dhe llogaridhënie”.

 

Shkrimi tij i plotë:

Në Korroticë të Ulët, në dy takime të ndara, takova qytetarë ku theksova se fushata zgjedhore po e rikonfirmon fuqinë e PDK-së në Drenas, bastionin e themeluesve të kësaj partie politike, kampione e shtetformimit dhe shtetndërtimit, të cilët padrejtësisht nuk janë me ne.

Fitorja më 14 nëntor, do të jetë fitore e radhës që do të ketë jehonë, fitore e PDK-së, fitore e qeverisjes së mirë, në komunën kampion të performancës komunale, transparencës dhe llogaridhënies. Vazhdojmë!

Bashkë për Drenasin!

#PDK#177

Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë