Gryka e Llapushnikut ka filluar festën e madhe të fitores së PDK-së dhe kryetarit Ramiz Lladrovci në Drenas
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sonte në Llapushnik të Drenasit, ka thënë se Gryka e Llapushnikut ka filluar festën e madhe të fitores së Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit Ramiz Lladrovci, që do të rikonfirmohet me 14 nëntor.
Krasniqi pëmes një postimi në Facebook, shprehet se besimi i qytetarëve të Drenasit në kryetarin Ramiz Lladrovci dhe në Partinë Demokratike të Kosovës ishte dhe mbetet i palëkundur.
“Siç është vlerësuar nga institucionet vendore e ndërkombëtare, qeverisja në Drenas do të vazhdojë të jetë transparente, e ndershme dhe gjithpërfshirëse, sepse Ramiz Lladrovci nuk di dhe nuk mund të qeverisë ndryshe.”, shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Gryka e Llapushnikut nga sonte ka filluar festën e madhe të fitores së Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit Ramiz Lladrovci, që do të rikonfirmohet me 14 nëntor.
Atmosfera mobilizuese me qytetarë, aktivistë e përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas po e përmbyllë punën e madhe të kryetarit Lladrovci në këtë fushatë, e cila dëshmoi se PDK nuk mund të thyhet nga askush.
Besimi i qytetarëve të Drenasit në kryetarin Ramiz Lladrovci dhe në Partinë Demokratike të Kosovës ishte dhe mbetet i palëkundur.
Siç është vlerësuar nga institucionet vendore e ndërkombëtare, qeverisja në Drenas do të vazhdojë të jetë transparente, e ndershme dhe gjithpërfshirëse, sepse Ramiz Lladrovci nuk di dhe nuk mund të qeverisë ndryshe.
#BashkePerDrenasin
#Voto177


