Lladrovci falënderon qytetarët në Poklek të Ri dhe Poklek të vjetër për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe bashkëpunimin
Kryetari aktual i Drenasit, njëherësh kandidat për mandatin e ardhshëm qeverisës, Ramiz Lladrovci në një takim në Poklek të Ri dhe Poklek të Vjetër i falënderoi për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe bashkëpunimin e ofruar për mobilizimin e madh për 14 Nëntor.
“Qytetarët e komunës së Drenasit meritojnë gjithë të mirat që ofron pushteti lokal, sepse kemi dhënë kontribut së bashku dhe jemi më të mirët”, ka theksuar Lladrovci para qytetarëve.
Postimi tij i plotë:
Në Poklek të Ri dhe Poklek të Vjetër, të pranishmit dhe strukturat e dy nëndegëve i falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme, për bashkëpunimin e ofruar dhe moblizimin e madh për 14 nëntorin si dëshmi e besimit në vizionin e themeluesve të PDK-së.
Ne kemi bërë dhe do të bëjmë punë të mira që do të jenë në shërbim të qytetarëve pa dallim. Qytetarët e komunës së Drenasit meritojnë gjithë të mirat që ofron pushteti lokal, sepse kemi dhënë kontribut së bashku dhe jemi më të mirët. Prandaj, fitorja është e përbashkët, vazhdojmë!
Bashkë për Drenasin!
#PDK#177
Ramiz Lladrovci


