Ky është kandidati që mori më së shumti vota për asamble në Drenas, nuk është nga PDK

Pas bartësve të listës të cilët marrin votat e partisë, Mërgim Pirraku i “Demokratëve për Drenasin” është personi më i votuar për asamble komunale të Drenasit. Ai ka siguruar hiq më pas se 683 vota.

Pas Pirrakut është Arigon Sinani i Partisë Demokratike të Kosovës me 615 vota.

Këto janë të dhënat preliminare të cilat ka siguruar DrenicaOnline, mirëpo sot KQZ në orën 14:00 so të bëjë shpallen e rezultateve përfundimtare.

Pas rinumërimit të 10 vendvotimeve në Drenas ka ndryshuar edhe numri i ulëseve për asamble komunale.

Të dhënat e fundit tregojnë se PDK ka 14 ulëse, DD 8, VV 5 mandate, GpD 2, AAK 1 dhe LDK 1.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë