Pensionohet mësuesi i dashur i matematikës Ismet Shala

MË 01.11.2021, U PENSIONUA MËSUESI I MATEMATIKËS, ISMET HAJZER SHALA, NGA VUÇAKU.
Mësimdhënësi Ismet Shala, është pensionuar pas më shumë se katër dekadave pune të palodhshme dhe kontributi të çmueshëm në arsim. Arsimtarit Ismet, sic e kemi quajtur gjithnjë, kurrë nuk iu nda ditari nga dora, që nga viti 1976-1977 kur nisi punën për herë të parë. Ai u përcoll me respekt të madh dhe konsideratë nga kolegët e deri djeshëm të punës në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Jusuf Gërvalla”.
Për nder tonin, ai organzoi një takim përshëndetës në një nga restorantet e Malisheves. Në letrën që ia kushtuam ne kolegët e tij, ndër të tjera cekëm se, të shkruash për biografinë e mësuesve të gjeneratës më të ndritshme të arsimit, nuk mjafton një copë letër, dhe asnjë roman bile.Ne çmuan lart personalitetin dhe përkushtimin profesional të Ismet Shalës gjatë gjithë kohës që kishim kaluar së bashku. Gjatë tërë këtyre viteve pune, mësuesi Ismet nuk kurseu mundin dhe vullnetin e tij për të edukuar dhe mësuar gjeneratat e reja. Prandaj, për këtë mori shumë lëvdata dhe shumë mirënjohje nga Shkolla, Nxënësit, Prindërit, Drejtoria Komunale e Arsimit, dhe nga drejtori i shkollës Fehmi Krasniqi.
Të gjithë e vlerësuam lartë punën e mirë që ka bërë mësuesi Ismet.
BIOGRAFIA E MËSUESIT ISMET SHALA
Mësuesi Ismet Shala lindi në fshatin Vuçak më 1 Nëntor të vitit 1956, 6-të klasët e shkollës fillore i kreu në fshatin Negroc, si nxënës i dalluar nga klasa e Vl-të është avansuar direkt ne klasën e Vlll-të dhe vazhdojë në Arllat( ku u zgjodhë kryetar i klasës dhe shkollës), menjeherë pas shkollës fillore u regjistrua në shkollën e mesme teknike ne Drenas, të cilën e kreu me sukses ku edhe këtu ishte kryetar i klasës dhe i Shkollës.
Më pas regjistroi SHLP në Prizren në vitin 1975, Dega Matematikë, si student i rregullt.
Pasi kreu vitin e parë të studimeve, u punësua në vitin 1976-1977 në shkollën fillore në Gllarevë. Punën arsimore e vazhdoi në shkollën fillore “Abedin Bujupi” në Arllat nga viti1981-1986.
Pas kryerjës së shërbimit ushtarak, filloi punën në shkollën fillore “Jusuf Gërvalla” në Negroc deri në datën 01.11.2021 (ku doli ne pension me plot 45 vite pervojë pune në arsim).
Pas ndryshimeve politike, nga vitet 1990 punoi punë vullnetare me normë të plotë pa pagesë dhe në kushte shumë të vështira sikurse edhe shumë koleg të tijë, për arsye që u pengonin nga pushtuesi serb, pra punuan në Arsimin paralel shqip të Republikës së Kosovës. Në vitet e luftës e gjejmë të punojë në logjistikën e UÇK-s, kurse pas përfundimit të luftës çlirimtare në vitin 1999, prap e mori ditarin në dorë dhe vazhdoi misionin e tij fisnik, mësimdhënien që e deshti dhe e bëri aq mirë sa nuk del kush ti afrohet.
Kolegët e tij mësimdhënës i uruan shëndet të mirë, pension të rehatshëm dhe gjitha të mirat në jetë me familjen e tij.
Faleminderit shumë për kontributin në arsim mësuesi ynë i dashur dhe shumë i respektuar Ismet Hajzer Shala!
Respekt e shëndet;
Nga kolegët, nga nxënësit, nga prindërit, nga stafi ndihmës i shkollës nga i gjithë komuniteti i shkollës, nga drejtori Fehmi Krasniqi në Negroc dhe nga drejtori i DKA z.Muhamet Gjoka në Drenas!
Autor: Fehmi Krasniqi
Foto: Facebook