Nura jep dorëheqje nga pozita e deputetit

Fadil Nura ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kosovës, pozitë kjo që e mban për herë të dytë.

Ai ka fituar garën për kryetar të Skënderajt dhe tash pritet të marrë detyrën e të parit të kësaj komune.

“Nderin e njëjtë do ta kem edhe tani t’ju shërbej, vetëm se me pergjegjësinë e kryetarit të Komunës, për çka mezi pres të nisim angazhimet për punë të mëdha që na presin”, ka shkruar Nura.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Parlamentin e Republikës, ku me përgjegjësi jam angazhuar për të mbrojtur përveç tjerash edhe interesat e komunës sonë.
Nderin e njëjtë do ta kem edhe tani t’ju shërbej, vetëm se me pergjegjësinë e kryetarit të Komunës, për çka mëzi pres të nisim angazhimet për punë të mëdha që na presin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë