Lladrovci viziton kompaninë “Doni Term” në Shtrubullovë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili po garon edhe për një mandat nga PDK, sot ka vizituar kompaninë e vyer “Doni Term”, në Shtrubullovë.
Lladrovci ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
“Me Abelard Tahirin, kryetarin e Grupit Parlamentar të PDK-së, vizituam kompaninë e vyer “Doni Term”, në Shtrubullovë e cila si veprimtari ka shërbimet për ngrohje dhe kanë filluar me prodhim të elementeve plastike që shërbejnë për ngrohje qendrore”, ka thënë Lladrovci.
Ndërsa në fjalën e tij, Abelard Tahiri theksoi rëndësinë e bastionit të PDK-së në Drenas, angazhimit të gjithanshëm që si PDK, të fitojmë të gjitha komunat ju jemi në balotazh.
“Vota për PDK, është votë për punën e mirë gjatë një mandati, votë për platformën më të mirë qeverisëse dhe bashkë me qytetarët të vijojnë sukseset në mandatin e ardhshëm. Vazhdojmë, bashkë për Drenasin”, ka thënë kryetari i Drenasit./DrenicaOnline/