Lladrovci në Llapushnik: Do të punojmë edhe më shumë gjatë mandatit të ardhshëm

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sonte ishte në Llapushnik ku takoi banorët në prag të zgjedhjeve të 14 nëntorit.

“Në Llapushnikun e Grykës së qëndresës e lavdisë, me Abelardin, theksuam rëndësinë e projekteve për të gjithë qytetarët, sepse, bashkë ia dhamë fuqinë, përkrahjen dhe përkushtimin, lirisë, shtetndërtimit, idealeve më të pastra atdhetare për jetë më të mirë, për barazi, gjasa dhe mundësi të barabarta”, tha Lladrovci.

Ai tha se në bashkëbisedim me qytetarët e pranishëm, theksuam se kemi punuar shumë për një mandat, pa dallim për lagjet gjithandej komunës, duke premtuar se do të punojmë edhe më shumë gjatë mandatit të ardhshëm.

“Kemi dëshmuar se punojmë dhe veprojmë për të mirën e të gjithë qytetarëve më shumë se cilido tjetër, si dje, si sot, si nesër. Këtë përkushtim e kemi të përhershëm, vazhdojmë bashkë për Drenasin”, ka deklaruar Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë