Lladrovci në Komoran: Qytetarët mbeten të rreshtuar brenda vlerave të qeverisjes më të mirë në Kosovë

Në Komoran 3, me Abelard Tahirin, theksuam rëndësinë e zgjedhjeve lokale, rikonfirmimin e bastioneve tona, ku vëmendje të veçantë ka Drenasi, si pjesë e pandashme e fitoreve të mëdha të PDK-së.
Kështu është shprehur kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili po garon edhe për një mandat nga PDK.
“Qytetarët e komunës së Drenasit, janë dhe mbeten fuqishëm të rreshtuar brenda vlerave të qeverisjes më të mirë në Kosovë, me transparencë dhe llogaridhënie, duke implementuar prioritetet e qytetarëve”, tha Lladrovci.
Platforma jonë zgjedhore thotë se ofron tërë kapacitetin në favor të projekteve që janë në funksion të mirëqenies së qytetarëve, pa dallim. Vazhdojmë, bashkë për Drenasin!