Këto janë votat që morën secili kandidat për asamble nga “Green për Drenas”

Arber Halilaj, si bartës i listës së “Green për Drenas”, ka siguruar 1.163 vota.
Pas tij më së shumti vota mori Fatlind Dervishi 159, mirëpo për shkak të kuotës gjinore ai do t’ia lë vendin Valentina Lekut që të jetë asambliste.
DrenicaOnline ka siguruar listën e votave që morën kandidatët e GpD-së, listë kjo që është jo zyrtare.
KQZ ka njoftuar se të mërkurën do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare.