Ja nga sa vota morën secili kandidat i VV-së për asamble komunale të Drenasit (Dokument)

Lëvizja Vetëvendosje në Drenas, në zgjedhjet e 17 tetorit ka arritur të siguroi pesë ulëse në asamblenë komunale.
Florentina Elezi- Veliu, si bartëse e listës ka marrë 3.536 vota, Filloreta Bujupi 334 vota, Drin Halilaj 296, Muhamet Kurtaj 232 dhe Egzona Terdevci 173.
DrenicaOnline iu sjell listën e plotë të votave preliminare të cilat kanë marrë secili kandidat i VV-së në Drenas.
Rikujtojmë se këto ende nuk janë rezultate përfundimtare. KQZ ka njoftuar se rezultatet përfundimtare do të publikohen të mërkurën.