EKSKLUZIVE: LDK merr një ulëse në asamblenë e Drenasit

Lidhja Demokratike e Kosovës në Drenas sipas burimeve të DrenicaOnline ka siguruar një ulëse në asamblenë komunale.

Sipas të dhënave të fundit, Egzon Qorri, si bartës i listës së LDK-së do të jetë pjesë e asamblesë komunale të Drenasit.

LDK dhe Nisma kanë luftuar për këtë ulëse, ku sipas burimeve në fund për një votë LDK ka rrëmbyer një mandat.

Nesër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë rezultatet përfundimtare.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë