Deponoi 100 € fals, punëtorja e bankës në Skenderaj e lajmëron policinë

Një zyrtare e bankës në Skenderaj ka informuar policinë se në bankomat është deponuar një monedhë prej 100 euro, dyshohet si e falsifikuar.

Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.  

Rasti është raportuar të hënën në mesditë.

Hetimet për falsifikim të parave po vazhdojnë.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë