QKMF në Skenderaj bëhet me autombulancë të re

Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj i është shtuar edhe një autoambulancë e re për nevojat e pacientëve të komunës.
Kryetari i komunës, Bekim Jashari ka njoftuar se brenda pak ditës QKMF-së do t’i dhurojnë edhe një furgon të ri për bartjen e pacienteve me hemodializë.
“Autoambulanca që përuruam dje është e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme për dhënien e ndihmës së parë dhe përcjelljen e gjendjes së pacientit gjatë trasportit si: Punën e zemrës, frymarrjen, oksigjenin, pastaj pajisjet për hapjen e rrugëve të frymarrjes etj. Përveç kësaj autoambulance gjatë mandatit tim kemi siguruar edhe autoambulanca tjera falë bashkëpunimit me donatorë dhe vullnetit të tyre të madh”, është shprehur mes të tjerash Jashari.
Të gjitha këto investime në fushën e mjekësisë janë bërë me qëllim që të ofrohen shërbime të mira për qytetarët e Skenderajt përmes pajisjeve moderne dhe profesionale.