Policia shpallë në kërkim këtë person, është nga ky fshat i Pejës

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

BEKIM (Avdi) SELMONI  i lindur me 07.11.1982  në Katundi i ri –Pejë.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

“Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës

192 dhe 080019999 (pa pagesë)039 432 327-Drejtoria Rajonale PejëE-mail adresa: info@kosovopolice.com\

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë