Aksident me fatalitet mes një veture dhe një motoçiklete 

Sot, rreth orës 14:30, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor fshati Debërllukë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.

Viktima ishte i moshës 36 vjeçare.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Policia e Kosovës në një njoftim për media.

Ndërsa i dyshuari, vozitësi i makinës, me vendim të prokurorit, është ndaluar në Stacionin e Policisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë