42 kryesi të nëndegëve miratohen në kryesinë e Degës së PDK-së në Drenas
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se 42 kryesi të nëndegëve u miratuan në kryesi, ndërsa ditëve në vazhdim do të aprovohet edhe kryesia e një nëndege.
Lladrovci tha se takimi dëshmon unitetin, energjinë dhe gatishmërinë, për të shtuar përkushtimin me qytetarët e devotshëm dhe besnikë për punë të mira në komunë.
Njoftimi i Lladrovcit:
Në takim me Kryesinë e degës së PDK-së në Drenas, ku mori pjesë edhe shefi i GP të PDK-së në Parlament, Abelard Tahiri, ndër pikat e rendit të ditës ishte aprovimi i kryesive të nëndegëve.
Pas propozimeve që kanë ardhur në kryesi nga nëndeget, 42 kryesi të nëndegëve u miratuan në kryesi, ndërsa ditëve në vazhdim do të aprovohet edhe kryesia e një nëndege.
Takimi dëshmon unitetin, energjinë dhe gatishmërinë tonë, për të shtuar përkushtimin me qytetarët e devotshëm dhe besnikë për punë të mira në komunën tonë.
Kemi punuar, por, kemi për të punuar edhe më shumë, për të rikonfirmuar vlerën, vizionin dhe synimet fisnike, si parti me identitet, me fuqi të veprimit dhe ecjes përpara, përkundër sfidave.
Ne kemi dëshmuar me bashkëpunimin qytetar se qeverisja e mirë, zbatimi i ligjshmërisë, me transparencë dhe llogaridhënie, është detyrë jona dhe PDK-së si vullnet i qytetarëve tanë. Bashkë, vazhdojmë!


