Driton Ajazi përkrahë protestën e punëtorëve të Feronikelit

Kandidati për kryetar të Drenasit, Driton Ajazi ka përkrahur protestën e punëtorëve rë Feronikelit.

“Në këtë periudhë ku vendi po përballet me situatë të rënduar për shkak të rritjes së çmimeve të shumë artikujve ushqimor, sidomos atyre esencial, ndërhyrja e institucioneve është më se e nevojshme”, ka thënë Ajazi.

Të dashur bashkëqytetarë,

Punëtorët e Feronikelit janë duke u përballur me situatë të vështirë, shkaku i mbylljes së kësaj fabrike.

Andaj e përkrah plotësisht protestën e tyre të mbajtur sot para Qeverisë së Kosovës. Përsëris thirrjen për institucionet që të ndërmarrin hapa për të ndihmuar ndërmarrjen, përmes së cilës do të ndikonin  në kthimin në punë të punëtorëve dhe marrjen e pagave, gjë që do të ndikonte në përmirësimin e situatës ekonomike.

Në këtë periudhë ku vendi po përballet me situatë të rënduar për shkak të rritjes së çmimeve të shumë artikujve ushqimor, sidomos atyre esencial, ndërhyrja e institucioneve është më se e nevojshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë