Edhe sot tym e flakë në Vasilevë, zjarrfikësit po tentojnë ta shuajnë zjarrin që përfshiu qindra goma (Video-foto)

Edhe sot po vazhdon djegia e gomave te gurthyesi në Vasilevë të Drenasit.

Zjarrfikësit e Drenasit ndodhën në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për ta shuar zjarrin, shkruan DrenicaOnline.

Janë me qindra goma të cilave u është futur flaka dje pasdite ndërsa tymi ka përfshirë gjithë rajonin e Drenicës.

Gomat të cilat po digjën janë të hedhura në një gropë të thellë e cila po ua vështirëson punën zjarrfikësve.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë