Gjykata Supreme refuzon ankesën e Bekim Jasharit

Gjykata Supreme e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Bekim Jasharit ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Në vendimin e Supremes bëhet e ditur se ankesa e subjektit politik Lista e Pavarur Bekim Jashari, e paraqitur kundër veprimeve të PZAP-së, hidhet si e palejuar.

“Refuzohet si e pabazuar ankesa e subjektit politik Lista e Pavarur Bekim Jashari, me seli në Skenderaj, e paraqitur kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.673/2021, Anr.674/2021, Anr.675/2021, Anr.676/2021, Anr.678/2021, Anr.679/2021 të gjithë të datës 20.10,2021, Anr.671/2021, Anr.672/2021, dhe 680/2021. II. Ankesa e Subjektit Politik Lista e Pavarur Bekim Jashari, me seli në Skenderaj kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa A.nr.637/2021 e datës 18.10.2021, hidhet si e palejuar”, thuhet në aktgjykim.

“Me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL. A.nr.673/2021 datë 20.10.2021 në pikën I të dispozitivit, pranohet pjesërisht e bazuar ankesa Apr.673/2021 e datës 18.10.2021, paraqitur nga subjekti politik Lista e Pavarur – Bekim Jashari, paraqitur kundër subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës, për shkak të keqpërdorimit në vendvotimin”, thuhet tutje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë